Po përjetojmë ndryshime drastike në industrinë e shëndetit dhe mirëqënies së njerëzve. Jetëgjatësia tashmë nuk përceptohet më si sfidë, por si qasje. Sëmundjet mijëvjecare, që kanë shoqëruar njerëzimin po kthehen thjesht në histori. Aplikacionet e telefonave ‘smart’ tashmë po na japin informacione thelbësore për shëndetin. Nano-robotët dhe inteligjenca artificiale do të fillojnë të na “mirëmbajnë” në performancën më maksimale të shëndetit. Po shkojmë drejt personalizimit shëndetësor dhe po fokusohemi tek kushtet fizike, mendore dhe gjenetike. Kirurgjia po zhduket nga shërbimet shëndetësore dhe po zëvendësohet me printerat 3 Dimensional. Po riprintojmë qelizat dhe ADN-në. Çfarë tjetër ka mbetur për t’u arritur? Frika dhe tundimi po grinden për qasjen e së ardhmes. Imagjinoni një shoqëri mikroorganizmash brenda dhe jashtë ekosistemit të trupit tonë. Tashmë nuk është me imagjinatë, por realitet. Dita kur truri do të transferohet fizikisht në një robot duket si skenar i pranueshëm nga shoqëria. Thjesht është çështje kohe për ta pranuar si realitet që duhet të kishte ndodhur dje.
| Ky postim është bazuar në broshurën “E Ardhmja Tani”, e publikuar nga EXINN Technology Center |
Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved

Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.