Po projektojmë restorante inteligjente ku menuja interaktive të shfaqet para nesh, duke na lejuar të zgjedhim në mënyrë intuitive ushqimin që dëshirojmë. Menutë personale do të menaxhohen nga roboti i personalizuar, i cili është programuar të kujdeset per ushqimin, pijet, muzikën dhe ambientin tonë të preferuar, duke na bërë pjesë të një realiteti virtual, që ndodhet vetëm një prekje larg. Fantazi futuristike? E ardhmja ndodhet më pranë sesa mendojmë. Konsumatorët gjithmonë kërkojnë t’ju qasësh një të ardhme sa më të përshtatshme dhe komode në konsumimin e ushqimit, dhe jo vetëm. Në një botë ku flitet për vendosjen e të ardhurës bazë universale për të gjithë, teknologjia po përshtatet me ndërtimin e sistemeve të personalizuara të konsumit dhe konsumatorit. Po projektojmë sisteme inteligjente që ADN-ja jonë të përshtatet me mënyrën sesi ushqehemi, “menunë e personalizuar”. Jemi aq afër dhe aq larg krijimit të një qasjeje humane, ku teknologjitë inteligjente do të mund të sigurojnë një qëndrueshmëri ekonomiko-sociale globale.

| Ky postim është marrë në broshurën “E Ardhmja Tani”, e publikuar nga EXINN Technology Center |
Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.