Social Innovation

  • Home
  • SI?
  • Forum
  • Fjalori i komunikimit
Home  /  SI Motivational  /  E ARDHMJA JE TI

E ARDHMJA JE TI

exinnteam 07 Shtator, 2017

Organizatat për ngrohjen globale, për mbrojtjen e kafshëve dhe për të drejtat e njeriut, nuk mjaftojnë për të ndryshuar botën. Duhesh edhe Ti.

Ti je bota dhe ti je ndryshimi. Mos u përpiq të jesh në rradhë duke pritur, por nxito. Lufto dhe mos lejo dështimin të marrë atë që ti do. Vlerësoje veten, sepse ti je i veçantë. Çdokush është gjeni në diçka. Nëse mendon se ti nuk ke një profesion ku mund të jesh perfekt, kërko për pasionin tënd, kërko dhe nëse nuk e gjen atë, imagjinoje dhe krijoje ti vetë. Lufto për atë që do, sepse ti mund ta realizosh atë. Askush nuk u bë i pasur pa dështime dhe eksperimente, ai që ti shikon sot në internet, është një njeri si ti. Dje ai ishte si ti, i humbur, pa ndonjë fuqi më të madhe se ti, pa ndonjë zgjuarësi më të madhe se e jotja, ai kishte diçka që ti duhet të kesh, besimin në vete dhe mos të dorëzohesh kurrë. Ti mund të ndryshosh botën. Sepse ai që dje ndryshoi botën, ishte si ti. Kurrë mos e nënvlerëso veten, dhe në rastin më të keq, gjithmonë mbaj shpresë. Nëse ndihesh keq, mendo për Steve Jobs, Bill Gates, Jaçk Ma, Elon Musk, Zuckerberg etj, që lenë gjurmë me punën e tyre. Ata u përjashtuan nga shkolla, u ofenduan, nuk u pranuan në punë, por sot, ata janë duke treguar historinë e tyre drejt suksesit. Nëse dështimet e tua vijnë rradhazi, ti mëson më shumë dhe duhet t’i mendosh si një rresht shkrimi në historinë tënde të suksesit. Mendo që një ditë, këto dështime, do të motivojnë dikë tjetër që është në të njëjtën gjendje si ti, dhe historia jote do ta motivojë atë të vazhdojë përpara. Nuk ka moshë, gjini, rracë ose limit që mund të të ndalë të bëhesh ai që ti do. Nëse akoma nuk ke patur suksesin tënd të parë, nuk është sepse je një dështak, por koha nuk është në favorin tënd. Mundohu të jesh pozitiv dhe të kesh vetëbesim. Në fund të ditës, dil para pasqyrës dhe shiko të vetmin person që të do dhe beson se ti mund t’ia dalësh. Beso dhe puno fort, sepse nëse është dikush që mund të t’i realizojë dëshirat e tua, je vetëm ti.

SI? Team

Etiketa: Mesazh motivimi, SI Team
Previous Article
Next Article

About Author

exinnteam

EXINN Technology Center is a knowledge company focused on research, innovation, protection, leverage and commercialisation of Intellectual Property assets.

Related Posts

  • Si ishim, si jemi, si do të jemi

    4 Tetor, 2017

Leave a Reply

Anuloje përgjigjen

Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.



Sponsored by EXINN Technology Center

GO TO EXINN HUB

Na ndiqni në mediat sociale

Profili juaj

Hyni

Postimet e fundit

  • Diskutim me dizajn-menduesin Andrea Papa mbi startup-et.
  • Intervistë me Andrea Papa, chairman-in, themeluesin dhe shefin e inovacionit në EXINN Technology Center për “dizajn-mendimin”.
  • Rikonceptimi i energjisë dhe transformimit.

Komentet e fundit

    Kategoritë

    • Fjalori i komunikimit13
    • Main Sliders2
    • Mind Snacks28
    • SI Motivational2

    Kërko

    Arkiva

    • Prill 20181
    • Mars 201810
    • Shkurt 201817
    • Tetor 20171
    • Shtator 201716
    Contact us
    Theme by ThemesPie | Proudly Powered by WordPress