Zona e komfortit është një ambient ku nuk zhvillohet asgjë. Është pikërisht zona e “zhurmës” që e mban shpirtin të trazuar dhe në tension të vazhdueshëm për tu harmonizuar me mendimin që kërkon zgjidhje. Eksperienca më ka treguar se nuk mund ta trajnojmë trurin të imagjinojë dhe të jetë kreativ për gjëra të reja, ndërkohë që nuk jemi maturuar deri në fazën për të vetëkonceptuar saktë rolin tonë dhe se cili është misioni i ekzistencës sonë në këtë jetë. Ajo çfarë zhbllokon kodet e trurit për të parë larg dhe me vizion, është të pranosh se je pjesë e universit dhe nuk mund ta anashkalosh ligjin e kaosit të ekuilibruar ku jeton. E thënë ndryshe me fjalët e Gandhit: “Zoti nuk ka fé”. Të gjithë njerëzit e suksesshëm shprehin përafërsisht të njëjtin skenar: Nëse insiston në diçka që e do shumë , ajo do të vijë./Andrea Papa

Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Etiketa: Mind Snacks, Zona e komfortit
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.