Pa e kuptuar, kemi kaluar nga interneti i gjërave, në inteligjencën e gjërave. Trupëzojmë inteligjencën artificiale në çdo produkt dhe shërbim, Është pothuajse e pamundur të mbijetosh pa ekzistencën e inteligjencës artificiale. Gjenerata e re e njerëzimit, tashmë e konsideron programimin dhe rrjetëzimin e nanorobotëve si dije themelore. Është e dukshme që po shkojmë me shpejtësi marramendëse drejt programimit të materies në nivel mikrogrimcash. Po penetrojmë më thellë dhe më ngushtë, për të bërë të mundur rrjetëzimin e inteligjencës në çdo element që na rrethon. Jemi shumë afër asaj që mund të kemi, atë që duam mjafton ta mendojmë, imagjinojmë dhe printojmë në nivel te personalizuar Në të ardhmen e afërt, trendi i ri i punësimit do të jete i varur nga CV e inteligjencës së Robotit që na perfaqëson. Duket, se inteligjenca e gjërave po e çon njeriun drejt fatit të tij për t’u bërë më human në mënyrë që të mbijetojë. Dija kolektive po e çon drejt shpejtësive quantum dhe Inteligjencës konjitive… Teknologjitë inovative VR, Hologrami, Printimi 3D & 4D, po i zgjerojnë njerëzimit dijen dhe imagjinatën.
| Ky postim është bazuar në broshurën “E Ardhmja Tani”, e publikuar nga EXINN Technology Center |
Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.