Sot, tregjet financiare pothuajse vetë-menaxhohen me algoritme të zgjuara, që reagojnë në kohë reale me ndryshimet dhe parashikimet. Shërbimet e finanacave të personalizuara tashmë në shtetet “Tech-Ready”, po kryhen nga telefonat inteligjentë ‘smart’. Gjenerata e re e njerëzimit, pothuajse përdor vetëm monedhë dixhitale. Inovacioni në ‘FinTech’ po lulëzon për të gjetur rrugë të reja për shkëmbimet tregtare dhe financiare. Teknologjia Blockchain së bashku me Kripto-monedhat si bitcoin, etherum, ripple, janë shfaqur prej kohësh dhe tashmë janë pjesë e tregut financiar në shumë vende. Ritmet e zhvillimit po diktojnë kushte të reja për të përmbushur nevojat për start-ups dhe vetë-punësim në tregun e financave dixhitale. Brokerat financiarë dhe agjentët e tregut të letrave me vlerë po transformohen në robotë inteligjentë që menaxhojnë çdo risk potencial. Duket se cilësia financiare e jetës sonë dhe jo vetëm, do të varet nga aftesitë e inteligjencës artificiale që do të përdorim. Përfundimisht, Roboti do të cilësohet si aseti më me vlerë i njeriut, biznesit dhe shoqërinë. Jetojmë në kohën që ajo çka duket si e pamundur për të qenë e vërtetë për disa vende në planet të jetë realitet.

| Ky postim është bazuar në broshurën “E Ardhmja Tani”, e publikuar nga EXINN Technology Center |
Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Etiketa: Blockchain, Mind Snacks
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.