Qytetet e reja rigjeneruese po projektohen të jenë funksionale bazuar në ekonominë qarkulluese, për të siguruar në mënyrë ciklike energjinë dhe burimet që konsumojmë. Dielli, era, uji, gjeo-thermia, fusha magnetike dhe burime të reja alternative, po zëvendësojnë çdo energji konvencionale. Transporti magnetik po i jep lamtumirën forcave të fërkimit të asfaltit, ndërsa transporti ajror personal dhe tregtar po kalon në dimension tjetër. Teknologjitë drone dhe mjete të reja trasporti të robotizuara dhe autonome, tashmë janë bërë realitet. Çdo gjë po ndodh më shpejt se parashikimi, duke na e bërë më të lehtë imagjinatën dhe zgjidhjet tona për të ardhmen.

| Ky postim është marrë në broshurën “E Ardhmja Tani”, e publikuar nga EXINN Technology Center |
Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.