Social Innovation

  • Home
  • SI?
  • Forum
  • Fjalori i komunikimit
Home  /  SI?

SI?

Nuk besoja në fat para se të takoja atë. Ishte një periudhë eventesh, kur rastësisht mora ftesën nga një shoku im për t’u bërë pjesë e një eventi në Innovation Hub, që kërkonte të kishe një ide, dhe duke ditur se isha futur në ato ujëra, mendova t’i bashkohesha. Gjatë eventit, kur ishte rradha që nga cilët do të mentorohesha, unë isha i fundit dhe kisha të drejtën të vendosja se me kë doja të bashkohesha. Andrea Papa ishte zgjedhja ime për mentor. Ai është futuristi më i madh në Shqipëri, dhe sipas opinionit tim, mund të renditet ndër mentorët më të mirë në botë. Papa, siç e thërrasin shumica, është një person që çdokush duhet ta njohë në jetë. Ai është njeri me përvojë, një futurist i suksesshëm, por edhe një psikolog shumë i mirë. Papas nuk i pëlqen të të dhurojë një telefon, por i pëlqen të të mësojë rrugën sesi ta fitosh atë. Ai ishte hub-i im që bëri të mundur njohjen time me pjesen tjetër plotësuese të EXINN. Njohja me Endrin, Geivin dhe Elonen, më bëri të kuptoj se një punë perfekte, bëhet vetëm me një grup perfekt. Sinkronizimi i punëve dhe rrjedha e tyre, ka një algoritëm perfekt, të qasur me një sinergji kreative nga Papa. Në fillim isha një robot i paprogramuar, i cili për shumë kohë, me lodhjen dhe kujdesin e tyre, mori programimin e duhur dhe sot është i lumtur të jetë pjesë e SI.

– Renato Zeqaj, Student

Social Innovation vjen në jetë si vepër filantropike nga EXINN Technology Center, në kuadër të iniciativës dhe gatishmërisë së saj për të frymëzuar e mbështetur një lëvizje shoqërore, katalizatore të inovacionit social në vendin tonë. Në krye të SI, si drejtori i forumit dhe kryeredaktori i blogut, ndodhet CTO i EXINN, Geiv Tomço, i ndihmuar nga moderatori dhe redaktori Renato Zeqaj.

SI përfshin një numër të madh specialistësh të fushave të ndryshme, të cilët japin kontributin e tyre në këtë komunitet, me mision inovacionin shoqëror, duke e shndërruar kështu në një grup interesi për të rinjtë kreativë me dëshirën për t’u përfshirë në zhvillimet shoqërore dhe për t’u kthyer në inovatorë të suksesshëm.

Për ta arritur këtë objektiv, anëtarët e SI ndihmojnë në arritjen e cilësive, aftësive, eksperiencës, si edhe pjekurisë që kërkojnë sfidat dhe zgjidhjet e problemeve të shoqërisë. Mbjellja e farës së idesë në mendjet mjaft kreative dhe pjellore të rinisë, përkujdesja me dashuri gjatë zhvillimit të tyre, deri në arritjen e zgjidhjes, në kuadër të ndryshimeve të reja globale si vendosja e Universal Basic Income, apo nisma të tjera në planetin tonë, na ndihmon të krijojmë një filozofi të re, asaj të të menduarit nga lart-poshtë, dhe të konsideruarit të të gjithë njerëzimit si një, bashkë për të gjithë, për të njëjtin qëllim. Askush nuk mbetet pas. Ai që di, bën. Ai që nuk mundet, mëson të tjerët.

SI? Management

Geiv Tomço

Forum & Blog Director

Renato Zeqaj

Forum Moderator



Sponsored by EXINN Technology Center

GO TO EXINN HUB

Na ndiqni në mediat sociale

Profili juaj

Hyni

Postimet e fundit

  • Diskutim me dizajn-menduesin Andrea Papa mbi startup-et.
  • Intervistë me Andrea Papa, chairman-in, themeluesin dhe shefin e inovacionit në EXINN Technology Center për “dizajn-mendimin”.
  • Rikonceptimi i energjisë dhe transformimit.

Komentet e fundit

    Kategoritë

    • Fjalori i komunikimit13
    • Main Sliders2
    • Mind Snacks28
    • SI Motivational2

    Kërko

    Arkiva

    • Prill 20181
    • Mars 201810
    • Shkurt 201817
    • Tetor 20171
    • Shtator 201716
    Contact us
    Theme by ThemesPie | Proudly Powered by WordPress