“Imagjinata është shumë herë më e rëndësishme se njohuritë /Albert Einstein”
Sipas perceptimit tim, të imagjinosh diçka, duhet të shkosh përtej njohurive dhe eksperiencës aktuale. Ato nuk mjaftojnë të udhëtojnë plotësisht drejt imagjinatës kreative. Njohuritë që ne përfitojmë nga shkolla, studimi individual, kurioziteti dhe eksperienca, janë informacione që ne regjistrojmë në trurin tonë gjatë jetës së përditshme. Nga ana tjetër, imagjinata është një destinacion ku shkohet me mendim. Imagjinata është një proces ku detyrohesh të shtrydhësh trurin, për të gjetur rrugën drejt destinacionit të duhur, nëpërmjet komunikimit me vetveten. Gjatë ketij procesi, truri detyrohet të përdorë si levë njohuritë dhe eksperiencat e grumbulluara për të arritur në një destinacion të përjetuar më parë, ose të shkojë në një destinacion të ri, të pashkelur më parë në mendimet e tij. Gjatë këtij udhëtimi, sfidat mund të konkludojnë në një rezultat progresiv, ose në një rezultat “kaotik”, siç mund të jetë fenomeni i humbjes së rrugës drejt destinacionit apo idesë. E parë në këtë këndvështrim, e rëndësishme është të provosh, përndryshe nuk do ta dish kurrë në qoftë se vërtetë do i’a vlente apo jo udhëtimi drejt imagjinatës, natyrisht me varkë shpresën. /Andrea Papa

Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Etiketa: Imagjinata sipas Andrea Papas, Mind Snacks
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.