“Imagjinata është mbretëresha e gabimeve.” /Luis Paskal
Natyrisht që çdokush është i lirë të japë opinionin e tij për imagjinatën, përfshirë edhe përkufizimet e figurave historike mbi imagjinatën dhe gabimet. Por nga ana tjetër, nëse gabimet e shkaktuara nga imagjinata do t’i trupëzonin në atë që quhet eksperiencë personale, atëherë edhe perceptimi për imagjinatën do të varet nga vetë personi që e percepton. Ndoshta përkufizimi i imagjinatës si “mbretëresha e gabimeve” mund të keqkuptohet nëse nuk perceptohet nga një person që nuk ka provuar kurrë të imagjinojë diçka në trurin e tij. Sipas Ajnshtajnit: “Personi që nuk ka bërë një gabim, nuk ka provuar kurrë të bëjë diçka të re.” Probabiliteti që imagjinata jonë të mos pranohet nga audienca ku ne mund ta ekspozojmë një ide apo koncept, mund të jetë shumë herë më e madhe sesa ajo të pranohet, për shumë arsye./Andrea Papa

Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.