“Çdo gjë që mund të imagjinoni, është reale./ Pablo Picasso”
Arsyeja e parë e mospranimit, është fakti që gjatë prezantimit të një ideje apo koncepti të imagjinuar, audienca detyrohet të reagojë përkundrejt një ambienti imagjinar jokonkret, duke qenë se është i paprekshëm. Qeniet njerëzore janë kryesisht të prirura të reagojnë në mënyrë pasive përkundrejt ideve apo koncepteve që janë jashtë perimetrit të njohurive dhe eksperiencës së tyre, aq më tepër kur nuk janë në gjendje të imagjinojnë apo të vizualizojnë atë që i’u prezantohet si diçka e re, jokonkrete. Një arsye tjetër e mospranimit të idese apo konceptit, mund të jetë fakti që ju ndoshta nuk jeni në gjendje ta transmetoni atë në mënyrë të thjeshtë. Pra, procesi i përdorimit të imagjinatës nuk është diçka e thjeshtë, përkundrazi është një proces kompleks që kërkon të insistosh dhe trajnosh trurin në mënyrë të vazhdueshme, për të parë qartë nga shumë këndvështrime, qoftë vërtetimin teorik të idesë ose konceptit, apo vërtetimin praktik të aplikimit të saj, e cila ka rëndësi edhe më të madhe në gjykimin e impaktit që ato sjellin në shoqëri./Andrea Papa
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.