Social Innovation

  • Home
  • SI?
  • Forum
  • Fjalori i komunikimit
Home  /  Mind Snacks  /  Në Planetin Virtual SI me Geiv Tomçon.

Në Planetin Virtual SI me Geiv Tomçon.

exinnteam 11 Shkurt, 2018

John McCarthy, i cili është një shkencëtar kompjuterik solli termin Inteligjenca Artificiale më 1956, por vetëm vitet e fundit IA mori zhvillim dhe interes nga bota. Inteligjenca artificiale (IA) i referohet aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë të mundura vetëm nga mendjet njerëzore.

Sot, në “Planetin Virtual SI” kemi vendosur të flasim rreth IA dhe zhvillimit të saj me drejtorin e teknologjisë (CTO) në EXINN Technology Center, gjithashtu dhe drejtuesi i blogut dhe forumit të Social Innovation. Kemi kënaqësinë ta nisim këtë bashkëbisedim me pyetjen e parë që çdokujt i vjen në mendje:

-Çfarë është Inteligjenca Artificiale?

Inteligjenca Artificiale është ajo lloj inteligjence që zotërohet dhe ofrohet nga kompjuterët, e cila simulon dhe përafron arsyetimin njerëzor, duke i lejuar pavarësi në vendimmarrje dhe me avantazhin kryesor përpunimin dhe kontrollin mbi sasi kolosale informacioni, në kohë mjaft të shkurtër.

Ajo synon të thjeshtojë kompleksitetet e problemeve shkencore, ndihmon në parashikimin e trendeve apo tendencave të ndryshme, sidomos ato financiare në tregjet globale, duke vepruar në pavarësi të plotë, siç kemi parë rastin e makinave të vetëpilotueshme, monitorimin dhe vendimmarrjet në stoqet ndërkombëtare, zbulimin e mashtrimeve financiare në sistemet bankare.

IA sot shihet jo më si thjesht një mjet, por aseti më me vlerë që mund të zotërojë një sipërmarrje.

Dua të ndaloj edhe tek shpjegimi i konceptit Inteligjencë Artificiale që përdorim sot. IA është një software, pra një kod, i shkruar për të realizuar detyra specifike. Veçantia e saj nga programet e tjera kompjuterike, është përdorimi i rrjetave neurale, që simulojnë neuronet e trurit të njeriut. Kjo rrit kapacitetin konjitiv të programit, duke ofruar shërbimet që shpreha më lart. Përkundrejt konceptimit aktual mbi këtë lloj programi, do të doja ta konsideroja këtë sistem, dhe të gjitha ato që shohim në botë sot, si Inteligjenca Virtuale.

Në të vërtetë, IA nuk është kjo që shohim sot, por ajo që synojmë të krijojmë, e cila duhet të jetë të paktën po aq inteligjente sa inteligjenca mesatare e njerëzimit, mundësisht edhe më superiore.

-Si është Inteligjenca Artificiale ideale sipash jush?

Po ndaj me ju pikëpamjet e mia ndaj IA ideale. Dua ta nis me babain e kompjuterikës moderne, Alan Turing, i cili ka lënë si porosi një test që unë e konsideroj si perlë në vizionin që duhet të kemi për të ardhmen në këtë fushë.

Ai shprehet se, “IA duhet të jetë një makineri apo program, i cili i vendosur në një dhomë pranë një njeriu, dhe gjatë intervistimit të tyre nga jashtë saj, të na e vështirësojë dallimin se cili është njeriu dhe cili është kodi”.

Besoj se tani është e qartë se IA e mirëfilltë nuk është shpikur akoma dhe konstatoj se nuk do ta kemi ende për të paktën 10 vitet e ardhshme në nivelin ideal që përmenda më parë. IA do të ekzistojë vetëm kur të ketë arritur të zotërojë fuqitë perceptuese, morale dhe shpirtërore të njeriut si qenie, duke i perfeksionuar dhe përmirësuar në nivele edhe më superiore.

-Mrekulli! Deri tani jemi mëse të lumtur duke lexuar për IA-në, por ashtu si çdo gjë, edhe IA ka anët e saj negative. A mund të na tregosh, Geiv, cilat mendon se janë rreziqet reale që ofron përdorimi i Inteligjencës Artificiale?

Frika nga e panjohura ka qenë pjesë e formimit tonë si qenie, duke qenë se është e vështirë të perceptohet, pranohet në fillim. Shoqëria ka nevojë ta studiojë, mendojë, arsyetojë dhe arrijë në konkluzione e pritshmëri, përpara se të pranojë diçka me kaq potencial si IA. Nuk mund ta anashkalojmë frikën se kjo krijesë superiore mund të na zhdukë, si rezultat i masave apo kundërmasave që do t’i vendosim njëri-tjetrit. Por kjo nuk është diçka e re për ne, në fakt. Shkatërrimin ne e kemi që tani, kudo, potencialisht gati për të “shpërthyer”. Një lëvizje e gabuar, një negociatë e realizuar keq, një marrëveshje e pafrytshme, të gjitha mund të na dërgojnë në konflikt. Prandaj brezat e rinj i rrisim me dashuri, ia mësojmë që në moshë të vogël, që duke filluar nga lulja, kafshët, deri tek njeriu, i duam dhe kujdesemi për to. Edhe robotët e së ardhmes, nëse do t’i mësojmë me dashuri, ata do të na duan dhe do të kujdesen për ne.

Një problem tjetër me të cilin përballet shoqëria kur fillon të aplikohet IA, është punësimi. Nëse aplikohet një IA në cilëndo industri, efekti i parë që sjell, është shkurtimi i vendeve të punës, ulja e kostove financiare, operative dhe strategjike. Njerëzimi frikësohet ndaj këtij zhvillimi, pasi nuk di si mund të mbrohet. Normalisht që zhvillime të tilla globale, kërkojnë edhe masa apo përmirësime në legjislacion, shoqëri, politika dhe strategji biznesi, por jemi ende herët për të folur konkretisht për masa të tilla.

Unë personalisht shoh shumë potencial për njerëzimin. Së pari, punëtorët robotikë do të kthehen në krah parësor pune, ndaj në të ardhmen, këshilltarët njerëzorë do të jenë pozicione të vlerësuara dhe paguara mjaft mirë. Parashikoj se do të formohen shumë lloje të reja profesionesh, do të kemi menjëherë nevojë për mirëmbajtësit inxhinierë të fuqisë punëtore robotike, psikologë për robotë, apo përfaqësues ligjorë të të drejtave të tyre. Vlera e njeriut do të rritet, pasi do t’i jepet mundësia që fokusi i jetesës së tyre, të mos bazohet më mbi punë të niveleve të ulëta apo nevojës për mbijetesë, por në nivele intelektuale të larta dhe kushte më të mira jetese. Fuqia mendore e njeriut do të shpërthejë në kreativitet. Të qëndruarit pranë IA, do të na ndihmojë të konceptojmë gjëra të reja që nuk mund t’i shikonim më parë.

Dhe sigurisht, struktura shoqërore do të marrë tjetër formë, që nga hierarkia e saj, deri tek rregullat, e më tutje edhe tek kushtet e punës, ndihmat sociale, si edhe kujdesi shëndetësor.

I ftoj anëtarët e SI të jenë aktivë pas këtij leximi, për të menduar dhe diskutuar si mund të jetë e organizuar shoqëria e re, në simbiozë me robotët, pasi kjo është problematika me më tepër prioritet aktualisht në lidhje me këtë fushë.

 

-Cili është mesazhi yt për të rinjtë që sapo janë futur në botën e IA?

Alan Perlis ka thënë: “Një vit i shpenzuar duke u marrë me inteligjencë artificiale, është mjaftueshëm për ta bërë dikë të besojë tek Zoti.” Kjo është shprehja ime e preferuar, dhe besoj se është po aq intriguese edhe për të rinjtë që lexojnë këtë bashkëbisedim. J’ua siguroj që të dizenjosh një sistem inteligjence artificiale, të bën të ndjesh një përgjegjësi mjaft të madhe, pasi ajo që po ndërton, ngjan si një krijesë dhe mënyra sesi ajo arrin të perceptojë mjedisin virtual, e bën atë po aq koshiente dhe inteligjente, ashtu si edhe ne në mjedisin natyral. Por kjo është një fushë në zhvillim e sipër, e cila për mendimin tim, është si kutia e Pandorës. Momenti kur u hap, nxori në pah shumë gjëra për fushat e ngjashme të teknologjisë. Mendoj se shkenca e të dhënave është fusha e re që po gllabëron të gjitha fushat teknologjike, dhe po arrijmë më shumë drejt konceptit të shumëdëgjuar dhe spekuluar nga kokat e shkencës: singularity (përkthimi më i mirë në shqip do të ishte gjithësia, por si një e vetme). Ky është emri që i vihet tendencës së teknologjisë për të bashkuar gjithçka në një sistem të vetëm themelor që përmbledh të gjitha problematikat apo zgjidhjet e dala deri më sot. Mendoj se me fushat teknologjike, si IT, AI, ICT, Big Data, Data Mining, Cloud, IOT etj, po vihen nën një emërues të vetëm: Data Science, pra shkenca e të dhënave. Si e tillë, Inteligjenca Artificiale është zemra që i jep jetë të gjitha fushave nën këtë emërues, dhe duke qenë se të dhënat janë ato që përbëjnë dhe do të përfshijnë shumë shpejt thuajse gjithçka në shoqërinë tonë, të rinjtë duhet të fokusohen drejt kësaj fushe, drejt një bote më inteligjente. Të mos harrojmë që i gjithë Universi, dhe ne si një pikë e vogël e saj, jemi informacion, i rradhitur sipas një rendi kaotik, që i jep kuptim ekzistencës sonë dhe ndërveprimit tonë me Universin.

Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved

Etiketa: Bashkëbisedim, Mind Snacks, Në Planetin Virtual SI
Previous Article
Next Article

About Author

exinnteam

EXINN Technology Center is a knowledge company focused on research, innovation, protection, leverage and commercialisation of Intellectual Property assets.

Related Posts

  • Diskutim me dizajn-menduesin Andrea Papa mbi startup-et.

    27 Prill, 2018
  • Intervistë me Andrea Papa, chairman-in, themeluesin dhe shefin e inovacionit në EXINN Technology Center për “dizajn-mendimin”.

    25 Mars, 2018
  • Rikonceptimi i energjisë dhe transformimit.

    21 Mars, 2018

Leave a Reply

Anuloje përgjigjen

Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.



Sponsored by EXINN Technology Center

GO TO EXINN HUB

Na ndiqni në mediat sociale

Profili juaj

Hyni

Postimet e fundit

  • Diskutim me dizajn-menduesin Andrea Papa mbi startup-et.
  • Intervistë me Andrea Papa, chairman-in, themeluesin dhe shefin e inovacionit në EXINN Technology Center për “dizajn-mendimin”.
  • Rikonceptimi i energjisë dhe transformimit.

Komentet e fundit

    Kategoritë

    • Fjalori i komunikimit13
    • Main Sliders2
    • Mind Snacks28
    • SI Motivational2

    Kërko

    Arkiva

    • Prill 20181
    • Mars 201810
    • Shkurt 201817
    • Tetor 20171
    • Shtator 201716
    Contact us
    Theme by ThemesPie | Proudly Powered by WordPress