Jetojmë në një univers ku çdo gjë është relative dhe e riciklueshme, qofshin ato konkrete apo jo. Një shembull real që mund të kuptohet thjesht nga cilido, është rasti i lindjes dhe zhvillimit të një fëmije. Më konkretisht, kur i referohemi trurit të një femijë të porsalindur, të gjithë e dimë se në rekordet e trurit të tij, nuk është regjistruar asgjë. Çdo gjë fillon nga zero, përveç instikteve natyrale gjenetike të femijës, si ajo për t’u ushqyer. Në këtë kohë, fëmija nuk posedon asnjë njohuri shkencore, eksperiencë apo kulturë fetare. Me kalimin e kohës, fëmijët fillojnë të ndërtojnë hartën e informacionit në trurin e tyre, gjë e cila vjen nga kontakti me ambientin dhe njerëzit që e rrethojnë. Hap pas hapi, fëmija fillon dhe përpiqet të imitojë tinguj dhe të prekë gjëra, por ajo çfarë është më e rëndësishme, është aftësia e tyre për të bërë bashkë sende apo objekte të vogla. Ky është momenti kur fëmijet fillojnë në mënyre instiktive të përdorin imagjinatën për të bërë bashkë sende të ndryshme, pavarësisht mungesës së njohurive dhe eksperiencës./Andrea Papa

Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.