Imagjinata krijuese është niveli më i lartë i perceptimit mendor tek njeriu. Për të krijuar diçka të re, truri i njeriut duhet të shkojë përtej imagjinatës së vullnetshme. Imagjinata krijuese është tërësia e mozaikut të ideve për të vënë në funksion të shoqërise njerëzore një ide, risi ose shpikje me anë të inovacionit. Imagjinata krijuese është drejtuese në inovacion dhe ka mundësi të aplikojë dhe të vendosë në funksion rrugët më produktive për të komercializuar një ide ose shpikje të re. Ajo është ekuilibri i mendimit të dizejnuar nga pozicioni i liderit për të qenë gjithmonë një hap përpara konkurencës./Andrea Papa

Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.