Megjithëse misioni i fantazisë është që t’i bëjë ëndrrat realitet, shpeshherë ndodh që realiteti të jetë ai që bëhet pengesë për realizimin e tyre. Historia njerëzore është e mbushur me fakte të ndryshme shkencore që tregojnë se shumë ide dhe shpikje të njerëzve me fantazi të zhvilluar, u bënë realitet pas vdekjes së tyre. E ardhmja e atyre që projektuan të ardhmen me fantazinë e tyre, u kthye në një histori të së shkuarës për vetë krijuesit. Fantazia është një film i brendshëm privat, ku krijuesi është personazhi kryesor, por edhe spektatori, në të njëjtën kohë./Andrea Papa

Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.