Jetojmë paralelisht në epokën e bollëkut, teprisë së madhe dhe varfërisë njëkohësisht. Disa ndërtojnë ferma vertikale urbane për mega qytete dhe disa nuk kanë farë për të mbjellur tokën. Disa të tjerë nuk kanë ujë për të pirë, ndërkohë që të tjerë ndërtojnë pishina vertikale nëpër rrokaqiej. Disave u mungon teknologjia, dhe disave u mungon dija. Dhe disave u mungojnë të dyja. “Mund ta zgjidhim këtë gjë, nëse duam”, – tha Zuckenberg live në mediat botërore. Nuk është i pari ose i vetmi që deklaron diçka të tillë, por është i pari që jetoi në moshën më të re, suksesin dhe veljen e luksit të të qenurit i pasur. Një qajse e re humanitare po karakterizon modelet e reja të lidershipt në teknologji dhe biznes. Koncepti “universal basic income” po ecën krah për krah me fenomenin globalizim. Shkenca, teknologjia dhe krijuesit e zgjidhjeve të mëdha, po presin të kuptohen nga politikanët nacionalë konvencionalë. Problemi i ushqimit në planetin Tokë, është një ekuacion i zgjidhur shkencërisht dhe teknologjikisht prej kohësh. E vetmja gjë që e pengon ta implementojë globalisht, është njeriu vetë.

| Ky postim është bazuar në broshurën “E Ardhmja Tani”, e publikuar nga EXINN Technology Center |
Copyright 2018 © EXINN Technology Center – All Rights Reserved
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.