Një kripto-monedhë është një aset dixhiital i dizenjuar për të punuar si një mjet shkëmbimi, që përdor kriptografinë për të siguruar transaksionet e tij, për të kontrolluar krijimin e njësive shtesë dhe për të verifikuar transferimin e aseteve. Kriptomonedhat klasifikohen si një nënbashkësi të monedhave dixhitale dhe gjithashtu si një nënbashkësi të monedhave alternative dhe monedhave virtuale. Kriptomonedhat përdorin kontrollin e decentralizuar kundrejt sistemit të centralizuar të parasë elektronike dhe sistemet bankare qendrore. Kontrolli i decentralizuar i secilës kriptomonedhë, funksionon përmes një blloku, i cili është një regjistër publik transaksionesh, që funksionon si një libër i shpërndarë për të siguruar integritetin e sistemit në tërësi. Kjo e fundit, është pikërisht veçoria që i bën Kriptomonedhat të jenë e ardhmja e shkëmbimeve financiare, platformave, sigurisë. Si teknologji relativisht e re në shoqërinë globale, Blockchain ka nevojë për edukimin e duhur përpara se të kthehet në një faktor ndryshimesh të thella në strukturat sociale, ekonomike, tregtare, politike, shëndetësore, informative globale, etj.

Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.